Hapja e qendrave “Një pikë për shërbime” në çdo qytet të vendit, një objektiv i realizueshëm brenda këtij mandati

Pata nderin të jem i pranishëm në Konferencën kushtuar projektit “Një pikë për shërbime”, e organizuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore në partneritet me Këshillin nacional për të rinj të Maqedonisë dhe mobilizatorin Nergin Sejfovski.Rruga drejtë digjitalizimit nuk është as e lehtë as e thjeshtë, por ne jemi të përkushtuar për t’i shkuar deri në fund objektivave tona, sepse me digjitalizim nënkuptohet rritje e efikasitetit të shërbimeve të administratës shtetërore, nënkuptohet zhvillim ekonomik, nënkuptohet rritje e mirëqënies së qytetarëve tanë.Përgjatë konferencës zhvilluam një bisedë të hapur rreth mundësive të realizimit të këtij projekti të rëndësishëm dhe theksova bashkëpunimin tashmë të nisur me Postën e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që të shfrytëzojmë të 156 zyrat e saj në çdo komunë të vendit për të hapur qendrat tona “Një pikë për shërbime”.✅Çdo projekt që realizon Ministria për shoqëri informatike dhe administratë bëhet në mënyrë transparente dhe gjithmonë ftojmë të gjitha palët e interesit për të dhënë këshillat dhe idetë e tyre, sepse si rrjedhojë e kësaj, përfituesit më të mëdhenj janë qytetarët e vendit.…

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…