Kryeparlamentari Xhaferi takoi ambasadoren norvegjeze, Kristin Melsom

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim protokollar me SH.S. Kristin Melsom, ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, përgjegjëse për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, me seli në Beograd. Duke shprehur kënaqësi që takimi realizohet në kohë kur të dyja shtetet shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kryetari Xhaferi theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë janë përforcuar në mënyrë të përhershme përmes aleancës në NATO dhe me këtë rast e përshëndeti pjesëmarrjen e përbashkët në rajonin e Baltikut.  Po ashtu, theksoi se Maqedonia e Veriut, sidomos e çmon faktin që Norvegjia, edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, për shkak të ndërlidhjes së vet të ngushtë me Unionin, i mbështet fuqishëm aspiratat evropiane të shtetit. 

Më tej, Kryetari i Kuvendit informoi për gjendjen aktuale politike në shtet, për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, për finalizimin e skriningut të legjislacionit vendor me legjislacionin e BE-së, si edhe për procesin e ndryshimeve kushtetuese.  Theksoi edhe se në Kuvend në të gjitha përbërjet formohet Grupi Parlamentar i Bashkëpunimit me Mbretërinë e Norvegjisë, që e shfaq gatishmërinë për vendosjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit më të afërm parlamentar.

Ambasadorja Melsom theksoi se pas kësaj vizite të saj të dytë në vend, pas dorëzimit të letrave të akreditimit, planifikon që gjatë vizitës së saj të serishme të shpejtë ti intensifikojë kontaktet me institucionet, duke nënvizuar se mbajtja e zgjedhjeve nuk është pengesë për bashkëpunim të thellë bilateral. Ajo potencoi se Norvegjia mbetet mbështetës i fuqishëm i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut  dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë eksperte në këtë drejtim, a nënvizoi edhe se anëtarësimi i vendit në NATO paraqet vlerë të shtuar për sigurinë e përgjithshme. Ajo e shfrytëzoi rastin të lëvdojë kryesimin e vendit me Organizatën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, me theks në organizimin e suksesshëm të Këshillit ministror që u mbajt në Shkup në fund të muajit nëntor dhe vendimet që u morën.     

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…