Kryeparlamentari Xhaferi takoi edhe ambasadoren letoneze, Elita Kuzma

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Sh.S. Elita Kuzma, ambasadoren e sapoemëruar të Letonisë në Republikën e Maqedonisë së Veirut, me seli në Pragë. Ai drejtoiu urime për zgjedhjen e ambasadores dhe i uroi punë të sukseshme në përforcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet vendeve tona. Më tej, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut e pranon për aderimin në BE, si edhe për gatishmërinë për ndarjen e përvojës së Letonisë në atë rrugëtim. Në kohë të sfidave serioze gjeopolitike dhe ekonomike në Evropë dhe në botë, mbështetja e mëtejshme e Republikës së Letonisë për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor është me rëndësi shumë të madhe.

Ambasadorja Kuzma falënderoi për gjithë kontributin që Republika e Maqedonisë së Veriut e jep për sigurinë e rajonit përmes misioneve të NATO-s, për harmonizimin e politikës së vendit me politikën evropiane të jashtme dhe të sigurisë, si edhe për gjithë përpjekjet për demokratizimin e vendit. Ajo sugjeroi për nevojën për vazhdimin e reformave të duhura me qëllim që të vazhdohet në rrugën evropiane të vendit.

Të dy bashkëbiseduesit u zotuan për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor ndërmjet dy vendeve, si edhe për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë parlamentar.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…