Kryeparlamentari Xhaferi takoi homologun ukrainas, Stefançuk

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, gjatë ditës së dytë të Konferencës vjetore të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së në Pragë, ku marrin pjesë edhe kryetarët e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Kryetari i Verkhovna Radës, Stefançuku, falënderoi për mbështetjen e padyshimtë nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që u bashkëngjit ndaj të gjitha dënimeve, sanksioneve dhe masave restriktive në lidhje me agresionin rus mbi Ukrainën. Mandej, për miratimin e Deklaratës për dënimin e atakëve ushtarakë që e rrezikojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës, si edhe për formimin e Grupit Ndër-Partiak Parlamentar për mbështetjen e platformës së Krimesë. Kryetari Stefançuk theksoi se për Ukrainën janë njësoj të rëndësishme si integrimi në Bashkimin Evropian, ashtu edhe anëtarësimi në NATO, dhe në këtë kontekst, kërkoi mbështetje në Samitin e ardhshëm të dimensionit parlamentar të NATO-s që në fillim të qershorit duhet të mbahet në Vilnus të Lituanisë.  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ia transmetoi bashkëbiseduesit edhe mbështetjen e vet personale edhe atë institucionale për të gjitha përpjekjet dhe guximin në luftën kundër agresionit rus dhe theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të ofrojë ndihmën e vet materiale, ushtarake dhe humanitare në suazat e mundësive dhe kapaciteteve të veta. Po ashtu, nënvizoi se shteti do të qëndrojë në sanksionet dhe se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen vokale për aspiratat e veta për integrim euroatlantik. 

Të dy kryetarët e përshëndetën mbajtjen e Samitit të dytë të dimensionit parlamentar për mbështetjen e Platformës së Krimesë, të parashikuar për realizim në tetor të vitit 2023 në Pragë, ku do të marrë pjesë edhe delegacioni i Grupit Ndër-Partiak Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.   

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…