BDI përshëndet mbështetjen e VMRO-së për korridoret 8 dhe 10-D

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet mbështetjen e VMRO DPMNE-së për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D të shprehur nga ana e Hristijan Mickoskit.

Procesi deri në nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e korridoreve ndërmjet Qeverisë dhe konzorciumit Bechtel & Enka po zgjat tashmë më shumë se dy vjet dhe në procesin e hapur ishin të kyçur të gjithë.

Marrëveshja është obligim që deputetët njëzëri e miratuan dhe e obliguan Qeverinë të veprojë.

Projekti i ndërtimit të autostradave të Korridorit 8 dhe 10-D është një projekt ambicioz me rëndësi kombëtare për të ndërtuar 109 kilometra autostradë në 57 muaj (4 herë më shpejt se mesatarja e ndërtimit në vendin tonë) përmes një modeli të ri që e përdorin kompanitë më të mëdha dhe më me përvojë në botë.

Autostradat nuk mund t’i ndalë më askush dhe asgjë, por nëse deputetët vendosin ndryshe, projekti do të zgjasë dhe do të kushtojë shumë më tepër.

Për politikë të pakuptueshme ditore të bllokadave në Kuvend, qytetarët do të duhet të presin edhe disa vite për të vozitur nëpër autostradë dhe do të paguajnë pa nevojë miliona euro mjete shtesë, në vend që me ato mjete të ndërtohen shkolla, spitale, çerdhe, gazsjellës, hekurudha, autostrada tjera.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…