Kryeparlametari Xhaferi në Samitin e Diasporës në Tiranë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ishte i pranishëm në Samitin e tretë të diasporës në Tiranë, ku shkoi me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. 

Në Samit ishin të pranishëm një numër i madh i figurave shtetërore dhe politike nga Republika e Shqipërisë, si vend mikpritës, nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Kosovës si edhe përfaqësues të diasporës shqiptare nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Kryetari Xhaferi, bashkë me homologen e tij, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikola e përcillte forumin në të cilin kishte fjalime nga të cilat mund të dëgjoheshin ide, projekte dhe vizione për bashkëpunim të gjithanshëm në favor të shteteve të Rajonit. Është fakt se Rajoni ballafaqohet me sfida të aspekteve të ndryshme si ekonomike, energjetike, shëndetësore, sociale dhe mbi të gjitha, ato të sigurisë dhe mënyra e vetme për tejkalimin e suksesshëm dhe për përparimin e rajonit është bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal, me përkushtim ndaj vlerave kryesore evropiane të demokracisë, sundimit të drejtës dhe të drejtave fondamentale, mirëpo edhe rëndësisë që e ka pajtimi dhe respektimi i ndërsjellë.

Forumi ishte një mundësi e shkëlqyer për takim dhe këmbim të opinioneve rreth zhvillimeve aktuale në rajon dhe më gjerë. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…