Besimi në Bruksel – Vazhdojnë aktivitetet për Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor të përcaktuara në takimin e Shkupit

Sot, në Bruksel vazhdon dialogu i vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, lidhur me Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor. Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili do të marrë pjesë në takimet bilaterale në Bruksel, udhëhiqet nga ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Takimi është pjesë e aktiviteteve të përcaktuara për implementimin e Planit të propozuar të rritjes dhe mbahet vetëm një javë pas takimit fillestar në Shkup, ku u prezantua Plani pas miratimit paraprak të tij në Bruksel. Fokusi i takimit në Bruksel do të jenë fushat prioritare që do të përfshihen në axhendën reformuese që vendi ynë duhet të përgatisë në kuadër të këtij procesi dhe investimet që duhet ta përkrahin atë reformë.

Interesi i BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, siç u theksua në takimin e Shkupit, është përshpejtimi i procesit në fjalë dhe përfitimet e tij për vendet, qytetarët dhe komunitetin e biznesit që të ndihen sa më shpejtë.

Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimor është instrument i BE-së, i cili do ta nxisë përshpejtimin e zbatimit të reformave, me qëllim të përshpejtimit të rritjes ekonomike dhe konvergjencës socio-ekonomike.

Ai përbëhet nga katër shtylla, përkatësisht përforcimi i integrimit ekonomik me tregun unik të Bashkimit Evropian, nxitja e integrimit ekonomik rajonal të Ballkanit Perëndimor, përshpejtimi i reformave themelore dhe rritja e përkrahjes financiare, lidhur me reformat dhe rritjen e vendeve të rajonit përmes Instrumentit të reformave dhe rritjes. Pritet që axhendat e reformave të përpilohen dhe të dorëzohen në BE deri në fillimin e tremujorit të dytë të vitit 2024, ndërsa transferimi i mjeteve financiare për përkrahjen e këtyre reformave pritet të fillojë në fund të vitit të ardhshëm. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…