Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm
Laura Shate

Laura Shate ka lindur në vitin 1976 në Shkup. Shkollimin fillor e ka përfunduar në Shkollën Fillore “Liria” në Shkup, ndërsa arsimin e mesëm në Shkollën e Mesme “Zef Lush Marku”, po ashtu në Shkup. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë.
Aktualisht është e punësuar në Shkollën Fillore “Vëllezërit Miladinov” në Strugë, ku ushtron profesionin e arsimtares së gjuhës shqipe. Në fushën e arsimit ka mbi 20 vite përvojë pune, duke kontribuar në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave të nxënësve.
Gjatë karrierës së saj profesionale ka mbajtur edhe pozita drejtuese. Në periudhën 2018–2021 ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Shkollës Fillore “Vëllezërit Miladinov” në Strugë, ku është angazhuar për përmirësimin e kushteve arsimore dhe avancimin e procesit edukativo-arsimor.
Me përvojën e saj të gjatë në arsim dhe angazhimin e vazhdueshëm në komunitet, Laura Shate vijon të japë kontribut të çmuar në zhvillimin e arsimit dhe të shoqërisë.

3 Comments