Mali Sharr vëhet nën mbrojtje të përkohshme deri në miratimin e Ligjit

Ju  informojmë se Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, miratoi një VENDIM për mbrojtjen e përkohshme të pjesës së Malit Sharr  për të cilën procedura për shpalljen për  zonë të mbrojtur në kategorinë II – park kombëtar është në zhvillim e sipër. Mbrojtja e përkohshme e zonës së cilës i referohet Vendimi zbatohet deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit i cili do të shpallë një pjesë të Malit Sharr,  park kombëtar. Si kujtesë, Projektligji është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe procedura parlamentare për miratimin e tij pritet të fillojë së shpejti. Me miratimin e këtij ligji, vendi ynë do të ketë parkun e parë kombëtar që nga shpallja e pavarësisë, që do të thotë se sipërfaqja totale e zonave të mbrojtura në nivelin kombëtar do të jetë 13.2% e territorit të përgjithshëm.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…