Grubi takoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi gjatë qëndrimit të tijnë Shqipëri, ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, z. Erion Veliaj.Grubi gjatë këtij takimi ka përgëzuar z. Veliaj për punën dhe angazhimine tij që jep për Tiranën dhe me këtë rast i ka kërkuar Veliajt që ritminme të cilin ai punon dhe vepron për kryeqytetin e Shqipërisë, ta kthejmëbashkë në thirrje të suksesshme për diasporën e Republikës së Maqedonisësë Veriut që t’i përgjigjet pozitivisht procesit të REGJISTRIMIT qëtashmë ka nisur nga data 1 mars.Veliaj nga ana e tij ka apeluar për regjistrimin e diasporës së RMV-së,pasi që me këtë veprim të tyre ata përmbushin një obligim moral dhe plotdinjitet.Kryebashkiaku Veliaj gjithashtu ka shprehur konsideratë të lartë përzëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe ka përshëndeturaktivitetin dhe rolin e tij në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sëVeriut.Gjithashtu gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit,zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe kryebashkiaku i Tiranës Veliajkanë përshëndetur përkushtimin e deritanishëm të diasporës së Maqedonisësë Veriut pasi që për më pak se një muaj pozitivisht ftesës përRegjistrim i janë përgjigjur më tepër se 100.000 banorë.Grubi dhe Veliaj kanë biseduar edhe rreth bashkëpunimit dypalësh midisRepublikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, meç’rast të dy janë pajtuar se marrëdhëniet mes dy shteteve janë tëshkëlqyera dhe se të tilla do të mbeten çdoherë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…