MASH: Filloi rikonstruksioni i tetë shkollave fillore 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me investimet në infrastrukturën arsimore, ndërsa që do të thotë avancimin e kushteve për edukimin e të rinjve dhe të kushteve të punës së kuadrit mësimor dhe profesional. Kjo është komponent e sistemit arsimor, modernizimi i të cilës do të fokusohet edhe në periudhën e ardhshme, sepse kushtet në shkolla në masë të madhe ndikojnë në motivimin për arritjen e rezultateve më të mira.

Në përputhje me planin, në periudhën vijuese, do të rikonstruohen shkollat ​​fillore “Dituria” në Saraj, “Bratstvo edinstvo” (Penestria) në Dibër, “Jashar Beu” në komunën e Çairit të Shkupit, “Goce Dellçev” në fshatin Velusë të Strumicës, “Strasho Pinxhur” në fshatin Josifovo, Vallandovë, si dhe shkollat fillore “Përparimi” në Çerganë të Gostivarit, shkolla fillore “Sabedin Bajrami” në fshatin Kamjan të Bogovinës dhe SHFK “11. Tetor” në Kumanovë.

MASH pa u lodhur vazhdon të punojë në avanacimin e sistemit arsimor, sepse vendi ynë meriton arsim cilësor dhe të rinj të kënaqur.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…