Memorandumi i nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet MSHIA dhe Komisionit për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë deri te Informacionet me Karakter Publik

U nënshkrua Memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Agjencisë për mbrojtje të së drejtës në qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik.   Me këtë memorandun avancohet bashkëpunimi mes Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Agjencisë për mbrojtje të së drejtës në qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik, në fushën e qasjes së lirë deri tek informacionet me karakter publik.   Me nënshkrimin e këtij memorandumi, palët shprehin gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në fushën e qasjes së lirë deri tek informacionet me karakter publik, për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për të drejtën e qasjes së lirë deri tek informacionet me karakter publik dhe ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e qëndrueshëm të legjislacionit.   Lëndë e këtij memorandumi është edukimi i punonjësve të MSHIA-së për realizimin e të drejtës për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik dhe rritja e transparencës aktive, në drejtim të zbatimin e vazhdueshëm të dispozitave të Ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…