Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në hapësirat e Ministrisë për Punë të Jashtme mbajti mëngjes pune me Ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në mëngjes morën pjesë edhe Ambasadorët e Republikës së Bullgarisë në RMV, Angel Angelov dhe Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë Anke Holstein, të cilët kishin edhe fjalime hyrëse.Kjo iniciativë e ministrit Osmani është pjesë e aktiviteteve diplomatike për koordinim të rregullt të vendeve nga Ballkani Perëndimor në prag të “Samitit të Sofjes, në kuadër të Procesit të Berlinit, që të bëhet përmbledhje e të arriturave të deritanishme, por edhe rishikim i pritjeve tona nga vet procesi.“Dua të njoftoj se javën e kaluar, ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, gjithsesi, të ndihmuar nga kolegët tanë nga Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) me sukses finalizuam dokument shumë të rëndësishëm zyrtar të titulluar si Plani Aksionar shumëvjeçarë për treg të përbashkët rajonal. Kjo paraqet kthesë për Ballkanin Perëndimor me vizion për transformimin e rajonit praktikisht në një treg, të bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së. Shkojmë drejt rritjes së tërheqjes dhe konkurrencës, njëkohësisht duke zvogëluar distancën nga tregjet e BE-së – që është, gjithsesi, qëllimi ynë final”, theksoi Osmani.Në takim u bisedua edhe për iniciativat tjera dhe pritjet nga bashkë-kryesimi i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit.“Punojmë me përkushtim, bashkë me kolegët tanë nga Bullgaria që të kemi me të vërtetë finalizim cilësor të bashkë-kryesimit tonë, nëpërmes Samitit të suksesshëm dy ditor në Sofje. Bashkëpunimi rajonal, përveç rëndësisë së madhe për perspektivat evropiane, do të thotë edhe rritje e shkëmbimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror, që në vete paraqet përfitim të rëndësishëm për qytetarët e vendeve tona”, potencoi Osmani.Ai shtoi se është interes i përbashkët suksesi i këtij procesi në tërësi, që paraqet iniciativën më të rëndësishme për lidhjen rajonale, infrastrukturore dhe ekonomike nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si etapa të rëndësishme për perspektivat evropiane të vendeve.Kjo iniciativë e ministrit Osmani u përshëndet nga ana e të gjithë pjesëmarrësve që shprehën kënaqësinë dhe shpresën se e njëjta do të rritet në komunikim të rregullt dhe koordinim në drejtim të përshpejtimit të eurointegrimit të rajonit.