Grubi takoi ambasadorin Bullgar Angellov: Historia mos ta mban peng të ardhmen

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tijtakoi ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Shkup, z.AngellAngellov.Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Angellov diskutuanrreth marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, që janë një vlerë përRepublikën e Maqedonisë së Veriut por edhe për rajonin. Bashkëkonfirmuan se nevojitet një angazhim edhe më i madh në këtë drejtim meqëllim të përafrimit edhe më të madh të dy vendeve tona.Zëvendëskryeministri Grubi dhe ambasadori Angelov ranë dakord seMarrëveshja për Fqinjësi të Mirë midis Republikës së Maqedonisë sëVeriut dhe Republikës së Bullgarisë vendosi baza të shkëlqyera përbashkëpunimin e mëtejshëm në shumë sfera por edhe në përafrimin e dyvendeve në sferën e kulturës dhe dy popujve në përgjithësi.Në këtë takim gjithashtu u theksua edhe rëndësia e presidencës sëpërbashkët me Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor proces kypërmes të cilit po lehtësohet dhe promovohen hapa konkret drejtzhvillimit ekonomik rajonal dhe me këtë rast mundësohet tejkalimi më ilehtë i krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.Grubi dhe Angellov vlerësuan se mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje përtë luftuar pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, por vetëdija e lartë eqytetarëve.Në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes, Grubi theksoi vlerat e përbashkëtarajonale dhe vuri fokusin mbi vlerat evropiane duke konstatuar sehistoria nuk guxon ta mban peng të ardhmen.Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Republika eMaqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë duhet te vazhdojnë meangazhimin e tyre me qëllim përforcimin e bashkëpunimit midis të dyvendeve, bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë të zhvillohet në drejtiminpozitiv dhe me një dëshirë për tejkalimin e të gjitha sfidave.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…