MF: Borxhi publik 54.9% e PBB-së, i ulur për 2.2 pikë përqindje shtesë

Borxhi publik shënoi ulje shtesë prej 2.2 pikë përqindje. Të dhënat e publikuara ditën e sotme tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2022, borxhi publik ra në nivel prej 54.9% të PBB-së. Njëkohësisht, rënie kishte edhe tek borxhi shtetëror, i cili në fund të muajit mars shënoI 46.8% dhe ishte për 1.9 pikë përqindje më i ulët.

Ulja shtesë e borxhit publik është konfirmim i politikës së mirëvendosur fiskale dhe mirëmenaxhimit të financave publike, sidomos që kjo evidentohet në periudhë krize.

Politika fiskale vijon me përcaktimin për konsolidim dhe ristrukturim të mëtejshëm të shpenzimeve publike me ulje graduale të deficitit të buxhetit dhe borxhit publik.

Elementet kyçe të politikës fiskale në periudhën e ardhshme janë ridizajnimi dhe përmirësimi i strukturës së financave publike, nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së shpenzimeve kapitale, si dhe konsolidimit fiskal në etapa. Deficiti i buxhetit në vitin 2020 ishte 8.2% e PBB-së dhe në vitin 2021 5.4% e PBB-së. Këtë vit, trendi në rënie vijon më tej.

Në katër muajt e parë, resprektivisht në periudhën janar-prill 2022, u realizua deficit më i ulët për 44% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu që, për këtë vit deficiti u projektua prej 5.3% të PBB-së, 4.2% në vitin 2023, 3.6% në vitin 2024, 3.2% në vitin 2025, 3.0% në vitin 2026 dhe 2.8% në vitin 2027.

Njëkohësisht, vijon më tej përcaktimi për uljen e mëtejshme të borxhit publik dhe rënien e tij nën kriterin e Mastrihtit prej 60% të PBB-së. Kështu sipas Strategjisë së rishikuar të menaxhimit të borxhit publik, në periudhë afatmesme, përkatësisht deri në vitin 2027, borxhi publik do të stabilizohet dhe do të ulet në 56.6%, ndërsa borxhi shtetëror do të ulet në 50.2%.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…