Ministri aktual dhe ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës Shaqiri dhe Ademi janë në pajtim: Arsimi duhet t’i përballet me ndryshimet e shpejta të trendeve moderne 

Arsimi duhet të jetë vizion, këtë e duan nga ne brezat e sotëm, të cilët do të jenë qytetarë të së ardhmes. Angazhimet për arsimin që do të përmbushë, pranojë dhe zbatojë risitë dhe ndryshimet e shpejta të inovacioneve shkencore-teknologjike janë ndryshime të përbashkëta, u pajtuan ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ish ministri Arbër Ademi. Në takimin e sotëm  në të cilin morri pjesë edhe Erkan Arifi, kryetari i Komunës së Likovës, ata biseduan për aktivitetet që ka para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si dhe për investime kapitale në infrastrukturën arsimore. Ademi i cili është deputet aktual dhe koordinator i grupit parlamentar të BDI-së theksoi se është posaçërisht i kënaqur që ministri Shaqiri vazhdon të promovojë arsimin e mesëm profesional, aktivitet që bashkë me  Qeverinë filloi gjatë mandatit të tij. Ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar ministrinë në procesin e forcimit të arsimit dual, sepse kualifikimi i të rinjve për përfshirje më të lehtë në tregun e punës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për reformat në arsimin fillor dhe rëndësinë e vazhdimit të proceseve për modernizimin e programeve mësimore si dhe përmirësimin e procesit inkluziv. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…