BDI: Rritja e dyfishtë e pagës minimale rruga e duhur për standard më të lartë jetësor

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut dhe punëdhënësve për rritjen e pagës minimale nga 15 140 denarë në 18 000 denarë që do të përfshijë rreth 80 000 punëtorë nga sektorë të ndryshme në tregun e punës të vendit tonë. Vlerësojmë se miratimi i kësaj mase ekonomike që do të fillojë zbatimin e saj në fillim të muajit Prill, është kundërpërgjigja adekuate për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve në kohë të krizës globale ekonomike dhe inkurajojmë vazhdimin e kësaj rruge të avancimit të standardit ekonomik përmes rritjes së mëtejshme të pagave. Rikujtojmë se nga viti 2014 kur paga minimale ishte vetëm 8.800 denarë, si rezultat i politikave të qeverisjes së mirë sot ajo shënon rritje të dyfishtë duke e bërë kështu vendin tonë prijës në mesin e vendeve të Europës me lartësinë e pjesëmarrjes së pagës minimale në pagën mesatare. Bashkimi Demokratik për Integrim me të gjitha kapacitetet e saj kadrovike mbetet plotësisht e angazhuar për implementimin e masave të zhvillimit ekonomik, për thellimin e bashkëpunimit me sindikatat e vendit në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, si dhe me punëdhënësit për stimulimin e produktivitetit dhe në përkrahje të suksesit të tyre.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…