Ministri Besimi, euroambasadori Gir dhe ministrat resorialë në takim në lidhje me Programin për reforma ekonomike 2021 – 2023

Me anë të 20 masave reformuese mbi shëndetësinë arsimin, mbrojtjen sociale, tregun e punës, zvogëlimin e ekonomisë gri, përmirësimin e klimës afariste, inovacionet, transformimin dixhital, energjetikën, transportin dhe bujqësinë në kuadër të Programit për reforma ekonomike 2021 – 2023 do të punohet në drejtim të proceseve kryesore reformuese në vend, që do të intensifikojnë dialogun me Bashkimin Evropian. Fokusi i Programit të ri për reforma ekonomike, përgatitjen e të cilit e koordinon Ministria e Financave do të jetë ballafaqimi dhe tejkalimi i pasojave të krizës të shkaktuar nga Covid – 19, si dhe vendosja e bazave për rritjen ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme, ekonominë e gjelbër, dixhitalizimin e proceseve dhe përmirësimin e të gjitha proceseve dhe situatave në shoqëri.Sot, në Ministrinë e Financave u mbajt një takim midis ministrit të Financave Fatmir Besimi, ambasadorit të BE-së në vend Dejvid Gir dhe ministrave resorialë me qëllim që të shqyrtohen masat reformuese të cilat do të zbatohen. Në këtë takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Bitiqi, ministri i Ekonomisë – Bekteshi, ministri për Shoqëri informatike dhe administratë Shaqiri, ministri i Transportit dhe lidhjeve – Boçvarski, ministrja e Arsimit – Caroska, ministrja për Punë dhe politikë sociale – Shahpaska, ministri i Shëndetësisë Filipçe, drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik – Petrov, drejtori i Agjencisë për punësim Demiri dhe drejtori i Byrosë për furnizime publike Haxhiev.Në këtë takim u theksua se përveç faktit që po ballafaqohemi me krizën shëndetësore dhe ekonomike, tani është momenti i vërtetë për krijimin e reformave sepse lehtësisht dalin në pah pikat kritike, si dhe se është e domosdoshme të shikohet përpara që të ndërtohet një shoqëri rezistuese dhe e qëndrueshme.Ministri i Financave Besimi, theksoi se planifikimi afatgjatë dhe vendosja e kornizës shumëvjeçare në drejtim të Programit  për reforma ekonomike është e domosdoshme për arritjen e rezultateve më të mira. Ai tha gjithashtu se është e domosdosshme që të shqyrtohet dhe planifikohet në periudhë afatgjate është e nevojshme që të merret parasysh edhe efekti i përgjithshëm i masave dhe reformave ndaj shoqërisë.Ministri i Financave potencoi edhe se me Ligjin e ri për buxhete me të cilin parashihet buxhetimi afatmesëm do të të tejkalohet mospërputhja ndërmjet Programit për reforma ekonomike, i cili përfshin kornizë afatmesme dhe kornizë fiskale njëvjeçare të buxhetit, që ka një rëndësi të veçantë për një realizim më të mirë të masave.Në këtë takim u tha se gjatë javës së ardhshme Programi për reforma ekonomike do të dorëzohet në Komisionin evropian në kuadër të afateve të parashikuara.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…