Shaqiri: Fokusi i Programit të ri të Reformës Ekonomike do të jetë tejkalimi i pasojave të krizës të shkaktuar nga pandemia Covid-19

📌 Së bashku me më tepër ministra të resoreve sot patëm takim me ambasadorin e BE, David Gere, për të rishikuar masat e reformës që do të implementohen me Programin për reformat ekonomike 2021-2023, të koordinuar nga Ministria e Financave.👉 Fokusi i Programit të ri të Reformës Ekonomike do të jetë tejkalimi i pasojave të krizës të shkaktuar nga pandemia Covid-19, si dhe vendosja e bazës për një rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike, ekonomia e gjelbër, digjitalizimi i proceseve dhe përmirësimi i përgjithshëm i të gjitha proceseve dhe kushteve në shoqëri.Theksova që brenda vitit 2021 si ministër i shoqërisë informatike dhe administrates theks të veçantë do t’i japim implementimit dhe zhvillimit të shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset, duke zvogëluar pritjet në sportele, humbjen e kohës dhe ndikimit të faktorit njerëzor në funksionimin dhe automatizimin e shërbimeve të institucioneve përmes projektit 3 vjeçar “Përmirësimi i shërbimeve elektronike qeveritare”.📌 Edhe pse përballemi me krizën globale shëndetësore dhe ekonomike, tani është koha e duhur për të bërë reforma, pasi pikat kritike janë më të lehta për t’u dalluar.👉 Programi do t’i paraqitet Komisionit Evropian gjatë javës tjetër, brenda afateve të përcaktuara.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…