Samiti i Transformimit të Arsimit i mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar dhe synon mobilizimin e veprimit politik global, kërkimin e zgjidhjeve dhe solidaritetin në periudhën pas pandemisë, përmirësimin e cilësisë së arsimit, në të cilin merr pjesë edhe ministri Jeton Shaqiri.
Samiti u hap me një diskutim mbi lëvizjen globale për të transformuar arsimin, i cili theksoi rëndësinë e solidaritetit, si dhe rëndësinë e fokusimit në zërin e të rinjve.
Menjëherë më pas, u mbajt edhe debati kushtuar Dialogjeve Ndër brezash, i cili përfshinte biseda mes të rinjve dhe liderëve politikë për të mundësuar dialog pjesëmarrësve për transformim në arsim.
Si të sigurohet një e ardhme digjitale për çdo fëmijë dhe domosdoshmëria e bashkimit global dhe aplikimi i një qasjeje të barabartë ndaj transformimit digjital ishin fokusi i ditës së dytë të Samitit të Kombeve të Bashkuara për Transformimin e Arsimit.
Nëpërmjet disa sesioneve, u realizuan diskutime te drejtpërdrejt se çfarë veprimesh duhet të ndërmerren në mënyrë që sistemet arsimore të mund të transformohen dhe të sigurojnë promovimin e zhvillimit përmes arsimit për të gjithë.
Në të njëjtën kohë, u theksua rëndësia e përdorimit të zgjidhjeve digjitale në ofrimin e arsimit cilësor për çdo fëmijë, si një mënyrë e aksesit të vazhdueshëm në arsim për fëmijët, të rinjtë dhe mësuesit.
Të rinjtë janë motori i së ardhmes së një vendi, prandaj përballja me sfidat në shekullin e 21-të dhe përvetësimi i njohurive të reja për përmirësimin e procesit arsimor janë gjithmonë prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.