Lëshohet në përdorim ujësjellësi në fshatin Kamjan

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjes z. Bekim Rexhepi sot së bashku me Ministrin Boçvarski dhe Ministrin Nuredini ishin në komunën e Bogovinës për ti kushtuar fokus të veçantë projektit për rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Kamjan.

Rexhepi theksoi se projekti tashmë është përfunduar dhe do të lehtësojë ndjeshëm përmirsimin e kushteve të jetesës për këtë vendbanim, vlera e këtij projekti është 214 mijë euro pa TVSH.

Gjthashtu tjetër projekt me vlerë për komunën e Bogovinës kemi edhe projektin për rikonstruimin e tubacionit të furnizimit për ujësjellësin në vlerë 266 mijë euro, kontrata për ndërtimin tashmë është e nënshkruar, pritet që të nënshkruajmë kontratën për mbikqyrje dhe të fillojnë punimet, tha zëvendësministri Rexhepi.

Ky është një shembull konret se si pushteti qëndror në bashkpunim me pushtetin lokal po realizojnë projekte kapitale për përmirsimin e kushteve të jetesës së qytetarëve në tërë teritorin e vendit përfundoi Rexhepi.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…