Ministri Shaqiri dhe kryetari i komunës Merko nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e sallës së sportit në Dellogozhdë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e sallës sportive në Deloogozhdë të Komunës së Strugës.Ме këtë marrëveshje Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të investojë në objektin  për edukimin  fizik, me hapësirë të përgjithshme prej 650 metra katrorë në Komunën e Strugës. Gjatë  nënshkrimit të  marrëveshjes, ministri Shaqiri theksoi se një nga faktorët vendimtar në rritjen e gjeneratave të shëndosha është edukimi fizik cilësor që inkurajon nxënësit të merren me sport dhe të arrijnë rezultate më të larta.Prandaj, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës me investime dhe ndërtimin e objekteve të reja krijojnë kushte më të mira ku fëmijët do të mund të realizojnë orë dhe aktivitete të tjera sportive.Salla e sportit në Dellogozhdë do të jetë e dedikuar  për lloje të ndryshme të sporteve si hendboll, basketboll, volejboll, futboll të vogël dhe gjimnastikë. Kryetari Merko dhe ministri Shaqiri realizuan  edhe  një takim pune ku  diskutuar për disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me arsimin.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…