Ministri Shaqiri merr pjesë në eventin ‘Dialogjet për agjendën digjitale’ diskutohen sfidat mbi digjitalizimin tek ne

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, mori pjesë në evenimentin “online” – ,,Dialogjet për Agjendën Digjitale”, organizuar nga Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis. Në këtë eveniment, u diskutua rreth përfitimeve dhe sfidave nga implementimi i Agjendës digjitale në vendin tonë.Në fjalimin e tij, ministri Shaqiri, iu referua aktiviteteve të deritanishme, të cilat MSHIA-ja i ka realizuar në këtë drejtim, si dhe planet të cilat do të realizohen në të ardhmen. Më tej, vuri në pah qëllimet të cilat duhet të realizohen, në koordinim me institucionet e tjera dhe me Qeverinë, siç janë:– Themelimi i institucionit qendror për koordinim dhe implementim të procesit të digjitalizimit në shoqëri, por edhe të mbështetjes së plotë të TI-së për institucionet shtetërore;– Sigurimi i zgjidhjes së sistemit adekuat për komunikim të plotë elektronik në suaza të institucioneve dhe ndërmjet tyre;– Deri në fund të vitit 2021, të mundësohet që më së paku 30% e organeve të administratës shtetërore të kenë vendosur sistemin elektronik për automatizim të procedurave administrative, ndërsa deri në fund të vitit 2021, sistemi të jetë i vendosur në të gjitha organet e administratës shtetërore;– Implementim i plotë i marrëveshjes me kompaninë botërore “Mastercard” për zhvillim dhe aplikim të çertifikatave inovative digjitale dhe realizim për konfirmim të identitetit;

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…