Takim i Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me Dimitris Janakakis, Ambasador i Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ambasadorin e Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dimitris Janakakis.Në takim, bashkëbiseduesit i diskutuan të gjitha aspektet e bashkëpunimit midis dy vendeve, duke përfshirë edhe mundësitë për të intensifikuar dhe thelluar marrëdhëniet bilaterale nëpërmjet formave dhe iniciativave konkrete, u hapën gjithashtu temat mbi situatën e fundit në rajon, veçanërisht në drejtim të dinamikës së perspektivës evropiane dhe euro-atlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor; si dhe për tema të tjera me interes të ndërsjellë dhe ndërkombëtar.”Vetëm nëpërmjet intensifikimit të mëtejshëm të komunikimit të ndërsjellë, përforcimit të komunikimit politik në më shumë nivele, si dhe me më shumë angazhime dhe aktivitete, përmirësohet besimi midis fqinjëve, dhe kjo paraqet shembull të mirë për të gjithë rajonin”, tha Osmani.Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë (Prespa) si dhe besimin e vendosur, që gjithnjë e më shumë po fiton tipare të partneritetit dhe miqësisë afatgjate. Përmes planit aksionar, të nënshkruar midis dy Qeverive, vazhdojnë të realizohen dhe të ndërmerren aktivitete dhe forma të shumta konkrete të bashkëpunimit.Në mënyrë të ndërsjellë u theksua se Maqedonia e Veriut po përballet me një fazë të re të rëndësishme në progresin e integrimit në Bashkimin Evropian, e cila deri në fund të këtij viti pritet të rrumbullakojë me mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare dhe fillimin formal të negociatave aderuese me Unionin, ku Greqia vazhdon të jetë lobisti ynë aktiv dhe mbështetësi i perspektivës evropiane.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…