Në 59 vjetorin e ndarjes nga jeta të Fazli Grajqevcit/ kryetari Ahmeti: Asnjëherë nuk e gjunjëzuan shpirtin e tij atdhetar

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në 59 vjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit Fazli Grajqevcit ka shkruar se kombi ynë ka pasur çdo kohë mendje të ndritura veprimtarësh.

Regjimi jugosllav e burgosi, e torturoi, e mposhti trupin e tij, por nuk arriti ta gjunjëzojë asnjëherë shpirtin e tij atdhetar që i dha forcë indit tonë kombëtar për jetësimin e amanetit për lirinë e Kosovës, ka shkruar kështu kryetari Ahmeti.

Postimi i plotë:

Kombi ynë ka patur në çdo kohë mendje të ndritura veprimtarësh që me atdhedashurinë e tyre ishin udhërrëfyesi ynë i veprimit kombëtar dhe flakadani i pashuar i lirisë.

Në 59 vjetorin e ndarjes nga jeta kujtojmë Fazli Grajqevcin, simbolin e flamurit midis shqiptarëve gjatë viteve të ‘60 në Jugosllavi, themeluesin e Organizatës Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve.

Regjimi jugosllav e burgosi, e torturoi, e mposhti trupin e tij, por nuk arriti ta gjunjëzojë asnjëherë shpirtin e tij atdhetar që i dha forcë indit tonë kombëtar për jetësimin e amanetit për lirinë e Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Fazli Grajqevcin! Lavdi 🇦🇱

https://www.facebook.com/photo/?fbid=834827614678029&set=a.465898708237590
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…