BDI: Deputetët të votojnë për integrim europian të vendit tonë

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se seanca e nesërme për ndryshimet kushtetuese do të jetë përcaktuese për të ardhmen europiane të vendit tonë.

Rrjedhimisht, BDI apelon tek të gjithë deputetët që të reflektojnë mbi rëndësinë e detyrës së tyre historike që vendi të ecë përpara sepse ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave tona integruese europiane.Manipulimeve të opinionit nga forca të ndryshme destruktive ju ka ardhur fundi pasiqë Bashkimi Demokratik për Integrim si parti serioze me orientim pro-amerikano-europian  ju vendosi në dispozicion të gjitha opcionet e mundshme, vetëm që mos të bllokohet procesi eurointegrues i vendit.Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë bën thirrje deri tek partitë politike parlamentare dhe vetë deputetët të lënë anësh inatet personale dhe interesat partiake, të mos tentojnë të bllokojnë por të vendosin si prioritet të ardhmen europiane të qytetarëve.Republika e Maqedonisë së Veriut e ka vendin në familjen e madhe europiane.Nesër do të shohim kush është për integrim e kush për izolim, kush për Europë, e kush për Rusi, kush për ardhmëri e kush për vend-numëro!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…