Nënshkruhet Protokolli i fundit për kontroll kufitar të përbashkët me Shqipërinë

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Muharrem Asani së bashku me drejtorin gjeneral Stefan Bogoev, sot ishin në vendkalimin kufitar Qafë Thanë ku së bashku me drejtorin e Drejtorisë së doganave të Shqipërisë, nënshkruan Protokolin e fundit për zbatimin e Marrëveshjes për vendosjen e një vendkalimi kufitar mes dy vendeve.

Me nënshkrimin e Protokolit, përfundojnë edhe përgatitjet përfundimtare për vendosjen e One-Stop-Shop në këtë vendkalim kufitar, me qëllim zbatimin më efikas dhe më të lehtë të formaliteteve kufitare, pritje më të shkurtër në kufi, gjegjësisht shërbime më të mira për operatorët ekonomik dhe udhëtarët.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…