Takim i kryeparlamentarit Xhaferi me ministrin Dukaj

Kryetari Xhaferi, në takimin e sotëm me ministrin e Administratës të Malit të Zi, Marash Dukaj, e përshëndeti nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim ndërmjet Ministrive të Administratës Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimit të të dy vendeve në Bashkimin Evropian. Kryetari e njoftoi mysafirin nga Mali i Zi për procedurën e filluar në Kuvend për ndryshimin e Kushtetutës, si parakusht për vazhdimin e integrimit evropian, dhe proces që duhet të vazhdojë më 18 gusht në seancën tashmë të caktuar plenare të Kuvendit. Foli edhe për kryesimin e vendit tonë me OSBE-në, Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe për Ballkanin e Hapur.

Ministri i Administratës i Malit të Zi, Dukaj, tha se bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve tona është i rëndësishëm, sepse si vende të vogla, së bashku mund të arrijmë më shumë në përpjekjet tona për integrimin evropian. Ai e theksoi bashkëpunimin në futjen e sistemit PejPal dhe në trajnimin e kuadrove për sigurinë kibernetike. Në lidhje me procesin paszgjedhor në Mal të Zi, ministri Dukaj informoi se dje ishte konstituuar Kuvendi i Malit të Zi, ndërsa më tutje do të vijojnë bisedimet për formimin e Qeverisë.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit dhanë shpresë dhe mbështetje të ndërsjellë se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mali i Zi do t’i tejkalojnë sfidat e ardhshme dhe do të vazhdojnë me sukses rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu, shprehën qëndrimin pozitiv në drejtim të avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…