Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm

Nermine Bajrami Shaqiri

Nermin Bajrami Shaqiri, e lindur më 7 nëntor 1983 në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, është një profesioniste me përvojë të gjatë në sektorin bankar, administratën publike dhe menaxhimin shëndetësor, si dhe një aktiviste e angazhuar në jetën politike dhe shoqërore.

Arsimin e mesëm e përfundoi në SHMK “Arseni Jovkov” në Shkup, ndërsa studimet universitare i kreu në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në drejtimin Ekonomi. Aktualisht është në përfundim të studimeve postdiplomike – Master në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në drejtimin Menaxhment, duke thelluar më tej njohuritë në fushën e menaxhimit dhe organizimit.

Karrierën profesionale e nisi në sektorin bankar, ku gjatë periudhës 2007–2010 ishte e angazhuar në ProCredit Bank AD Shkup, duke punuar në transferet elektronike të mjeteve financiare dhe në menaxhimin e llogarive të klientëve, si për persona fizikë ashtu edhe juridikë. Më pas, nga viti 2010 deri në vitin 2012, vijoi angazhimin në Bankën Postare AD Shkup, ku u përfshi në ndërmjetësimin e pagesave ndërmjet qytetarëve, kompanive dhe institucioneve, duke fituar përvojë të vlefshme në shërbimet financiare dhe operacionet bankare.

Në vitin 2012, ajo kaloi në administratën publike, duke ushtruar detyrën e këshilltares (inspektores) në Ministrinë e Ekonomisë – Inspektorati Shtetëror i Tregut. Në këtë rol, kontribuoi në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit, kontrollin e subjekteve juridike dhe fizike, si dhe në fusha të rëndësishme si mbrojtja e konsumatorit, tregtia, turizmi, hoteleria, siguria e produkteve dhe e drejta e pronësisë industriale.

Një etapë e rëndësishme në karrierën e saj është periudha 2013–2024, gjatë së cilës ka ushtruar funksionin e drejtoreshës organizative në ISHP Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit” në Shkup, duke dëshmuar aftësi të larta menaxheriale dhe organizative në një institucion të rëndësishëm shëndetësor.

Paralelisht me angazhimin profesional, Nermin Bajrami Shaqiri është aktive në Bashkimin Demokratik për Integrim që nga viti 2006. Në periudhën 2020–2023 ka qenë anëtare e Degës së Çairit, ndërsa nga viti 2023 ka ushtruar funksionin e nënkryetares së kësaj dege. Aktualisht mban edhe funksionin e anëtares së Këshillit të Përgjithshëm.

Ajo është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Related posts

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm Shqipdona Mazari Shqipdona Mazari është lindur në Strugë. Ajo është një studente e përkushtuar dhe…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Gazmend Mehmedi Gazmend Memedi, i lindur më 19 qershor 1982 në Gostivar, rrjedh nga fshati…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Sadush Arifi Sadush Arifi, i lindur në vitin 1979 në fshatin Radushë, Komuna e Sarajit,…