Njoftim për zëvendësimin e instrumenteve ekzistuese dhe instalimin e instrumenteve të reja në disa nga stacionet e SAMSHCA

Ju njoftojmë se në periudhën nga 23.03.2021 deri më 09.04.2021 do të ketë ndërprerje në funksionimin e disa prej stacioneve ose disa prej instrumenteve të Sistemit Automatik Shtetëor të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit për shkak të zëvendësimit të disa prej instrumentet ekzistuese për monitorimin e koncentrimeve  të grimcave të suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (PM10), ozonit, oksideve të azotit dhe pajisjeve të ruajtjes së të dhënave dhe menaxhimin me instrumente. Për më tepër, do të instalohen instrumente të reja  për të monitoruar koncentrimet  e grimcave të suspenduara në madhësi deri në 2.5 mikrometra (PM2.5). Ky aktivitet është pjesë e projektit “Mbështetje për Maqedoninë Veriore në anëtarësimin në BE në fushën e mjedisit” me Agjencinë Suedeze të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ambasadën e Mbretërisë së Suedisë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…