Osmani: Bashkëpunim më i fortë strategjik ndërmjet NATO-s dhe BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në fillim të ditës së dytë të Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, me pritje për përforcim të partneritetit midis NATO-s dhe BE-së dhe rolin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë aleancë .”Dje kishim takime produktive. Sot do të kemi diskutime me partnerët tanë, përfshirë BE-në. E theksoj nevojën për një bashkëpunim më të fuqishëm strategjik midis NATO-s dhe BE-së, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, si rajon me rëndësi të ve;antë strategjike për të dy organizatat”, tha Osmani para fillimit të sesionit të dytë të takimit të Ministrave të NATO-s.Osmani gjithashtu theksoi se ngjashëm me NATO-n, perspektiva për integrim në BE mund të forcojë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.”Ne nuk duhet të lejojmë që asnjë ambivalencë të rezultojë në divergjencë që mund të përdoret gjithashtu nga aktorë të jashtëm; aderimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i një rëndësie të veçantë”, tha Osmani.Sot në agjendën e Osmanit, përveç seancave brenda Këshillit të Ministrave, ka takime të veçanta me Ministrat e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Presidencën aktuale të Bashkimit Evropian Augusto Santos Silva, si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Olavi Haavisto.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…