Nuredini: Fatkeqësitë natyrore nuk mund të ndalen, por përmes menaxhimit të rrezikut, cenueshmëria e komuniteteve mund dhe duhet të reduktohet  

Sot, së bashku me ambasadoren e Zvicrës, Veronique Hulmann, Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së Armen Grigoryan dhe kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, inspektuam punimet ndërtimore për rregullimin e përroit në fshatin Shipkovicë, komuna e Tetovës, që po realizohet në kuadër të Programit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut.  

Ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm që siguron mbrojtjen e popullatës dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke përmirësuar rezistencën e komuniteteve nga rajoni i Pollogut ndaj fatkeqësive nga përmbytjet. Masat e marra janë rezultat i studimeve dhe planeve gjithëpërfshirëse për vlerësimin e rrezikut nga përmbytjet dhe qëllimi ynë është të veprojmë në mënyrë parandaluese për të reduktuar rrezikun e përrenjve, përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut të cilave i nënshtrohet ky terren, rrisim qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë për të trajtuar fatkeqësitë natyrore, si ajo e vitit 2015 që mori edhe viktima njerëzore.  

Ky është një proces jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe i kushtueshëm, për realizimin e të cilit kemi arritur bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, vetëqeverisjes lokale, Qeverisë zvicerane, e cila e ka mbështetur financiarisht projektin, dhe UNDP-së si njësi implementuese. Ndjeshmëria e projektit buron edhe nga fakti se zgjidhjet teknike janë duke u vendosur në lokacione ku tashmë kemi ndërtuar lagje banimi dhe nga këtu procesi kërkon bashkëpunim të fortë, durim, mirëkuptim dhe një qasje strategjike dhe planifikuese, kërkon ndërgjegjësim të gjerë, dhe gjithëpërfshirje, kërkon planifikim dhe urbanizim të kujdesshëm të hapësirës, ​​informim për zonat e rrezikut nga përmbytjet dhe gjithëpërfshirje dhe edukim të vazhdueshëm të popullsisë gjatë gjithë procesit. 

Me vizitën e sotme në terren konfirmuam ecurinë e punimeve ndërtimore për rregullimin e përroit në fshatin Shipkovicë. Për këtë projekt Ministria ka siguruar mjete financiare në vlerë prej 11 milionë denarë, ose të shprehur në përqindje, rreth 49%. Rregullimi i përroit ka një gjatësi prej 3.6 km, me rishikim të veçantë, 350 m në fshatin qendror dhe zbatohet nga muaji prill deri në nëntor të këtij viti. 

Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se fatkeqësitë natyrore nuk mund të ndalen, të gjithë e ndiejmë ndikimin e tyre, por mund të zvogëlojmë cenueshmërinë tonë. 

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…