Nuredini: Jemi të përkushtuar për uljen e 51% të gazrave serë deri në vitin 2030 në Marrëveshjen e Parisit

“Me kënaqësi të  veçantë  informoj se në seancën e djeshme Qeveria miratoi Kontributin kombëtar të rishikuar në Marrëveshjen e Parisit për klimën, të propozuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,me të cilën si synim kombëtar vendosi ambicien që në vitin 2030 të arrihet  ulje prej 51% të emisioneve të gazrave serë krahasuar me emisionet e vitit 1990 “, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini.Ky dokument strategjik përfaqëson një kontribut të ri, më ambicioz në përpjekjet globale për të ulur emetimet e gazrave serë dhe është përqëndruar në zbutjen e ndryshimeve klimatike.“Aspekti pozitiv i miratimit të këtij kontributi kombëtar ambicioz të rishikuar është përforcuar nga fakti se ai përcakton kontributin e vendit në zbatimin e Agjendës së gjelbër të BE-së dhe Planit të Investimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe mund të shërbejë si  instrument për investime të zgjeruara,” shtoi Nuredini. Në paraqitje janë përfshirë rezultatet e analizave për potencialin e zvogëlimit të emetimeve të gazrave serë, me ç’ rast janë analizuar gjithsej 63 politika dhe masa të zbutjes në sektorët:Energji (përfshirë furnizimin me energji, sektorin rezidencial, sektorët jospecifik, industrinë dhe transportin),Bujqësi,Pylltari dhe përdorim tjetër i tokës,Mbeturina dheMasa shtesë (duke mundësuar masa zbutëse).Kontributi  kombëtar  i rishikuar në Marrëveshjen e Parisit është një reflektim i Skenarit të gjelbër të Strategjisë së zhvillimit të energjisë deri në vitin 2040 dhe është plotësisht në përputhje me Planin kombëtar të propozuar të energjisë dhe klimës.Për më tepër, ai ka të bëjë  me hartimin e Strategjisë Afatgjate, për të cilën Ministria aktualisht po kryen një proces të vlerësimit strategjik të ndikimit të rregullores, si dhe Ligjit për veprimin klimatik, versioni i parë i të cilit  është duke u finalizuar.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…