Nuredini: Më vjen mirë që sanimi në Rusino më në fund filloi, pres bashkëpunim nga të gjithë kryetarët e komunave të rajonit për zgjidhjen e mbeturinave në Pollog

Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, së bashku me përfaqësuesit  e Qendrës për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut, e vizituan vendndodhjen Rusino në komunën e Gostivarit, ku pas urdhrit të lëshuar nga ministri i Mjedisit Jetësor, tashmë janë marrë masa të shpejta për sanimin e pasojave mjedisore nga funksionimi i lokacionit ekzistues për deponimin e mbeturinave në Rusino.Kontraktori i angazhuar “Pellagonija SHA Gostivar ”e informoi Ministrin për statusin e realizimit të aktiviteteve të planifikuara dhe sipas inspektimit të kryer punimet në rrugën  hyrëse dhe peshorja për matjen e automjeteve që transportojnë mbeturina për deponim janë në proces. Matjet dhe aktivitetet përgatitore për ndërtimin e sistemit të trajtimit të rrjedhjeve të përbëra nga një argjinaturë që do të parandalojë hyrjen e ujit atmosferik në mbeturinat e depozituara tashmë, kanalin, rezervuarin dhe pompën që do të kthejë rrjedhjet në deponinë ekzistuese, gjithashtu kanë përfunduar, dhe tashmë ka filluar performanca e tyre sipas planit dinamik.“Jam i lumtur që aktivitetet e shumë vonshme të punës për sanimin e Rusino-s janë në përfundimin e sipër dhe shpresoj që kryetarët e komunave të fillojnë  që të bashkëpunojnë vërtet për të zgjidhur çështjen e menaxhimit të mbeturinave në të gjithë rajonin e Pollogut. Pas kësaj vizite, unë kam caktuar edhe takim me ta për të njëjtën temë,” tha Nuredini nga vendndodhja.Për masat e shpejta sigurohen Fondet përmes Projektit për themelimin e sistemit të ri rajonal të vetë-qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave në të gjithë Rajonin e Pollogut përmes një granti nga Qeveria Zvicerane.Këto aktivitete nuk ishin zbatuar më parë për shkak të vonesave administrative në procedura, për shkak të të cilave ministri Nuredini, në përputhje me parimet e parandalimit dhe nivelit të lartë të mbrojtjes së Ligjit për Mjedisin, lëshoi një urdhër ma anë të të cilit do të parandalohet rritja e mëtejshme e akumulimit të ndotësve në të gjitha mediat e mjedisit në  rrethinën më të gjerë dhe gjithashtu rrezikimi i shëndetit të njeriut.Përfundimi me sukses i këtij projekti është një parakusht për sigurimin e fondeve shtesë për ndërtimin e deponisë sanitare.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…