Osmani në takim me analistët e rinj të komunitetit think- tank

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të projektit “Reflektime 2030”, realizoi takim me profesionistë të rinj, analistë nga think- tank dhe organizata të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllim shkëmbimin e mendimeve dhe hapjen e diskutimit për rolin e të rinjve në përpunimin dhe zbatimin e Strategjisë për Politikë të Jashtme. Me këtë edhe zyrtarisht fillon realizimi i shtyllës së parë REFLEKTIME 2030, ose konsultimet e gjera me qytetarë dhe të interesuarve.“Ngjarja e sotme është e para në serinë e ngjarjeve pas inaugurimit të Këshillit strategjik për politikë të jashtme, e cila në vete flet për rëndësinë që ia japin segmentit të hulumtuesve të rinj dhe  ambicies së tyre për  përfshirjen e tyre më të theksuar në proceset e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes”, theksoi Osmani, duke shtuar se kontributi i të rinjve nga think- tank komuniteti do të jetë e rëndësisë së veçantë në konfirmimin e qëllimeve prioritare të Strategjisë dhe realizimit të tyre. “Vizioni i gjeneratës tuaj për atë se ku dhe çfarë shoqërie dëshironi të shihni në 10 vitet e ardhshme, e para së gjithash, njohuritë e juaja profesionale në politika të caktuara të BE-së dhe proceset e sofistikuara dhe dinamikat e multilateralizmit, do të na ndihmojnë në skicimin e segmenteve të ndryshme në Strategji”, theksoi Osmani. Përfaqësuesit e think- tank komunitetit kanë përshëndetur iniciativën REFLEKTIME 2030, duke marrë përsipër që të përgjigjen me kontribut të gjerë në kuadër të krijimit të Strategjisë 10 vjeçare. Ata shprehën falënderim për interesin e gjithëpërfshirjes së gjeneratave të reja në konfirmimin dhe realizimin e qëllimeve prioritare të Strategjisë për Politikë të Jashtme me qëllim përforcimin e pozitës së shtetit si veprues përgjegjës dhe aktiv në marrëdhëniet ndërkombëtare.Përskaj Ministrit Osmani në takimin e sotëm morën pjesë edhe anëtarë të Këshillit Strategjik, roli dhe ekspertiza e të cilëve korrespondon me politikat rinore dhe me rolin e përgjithshëm të të rinjve në politikë.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…