Nuredini: Ne e vëmë Kënetën Studençishko nën mbrojtje të përkohshme

Gjatë procedurës për shpalljen e lokalitetit Këneta   Studençishko si zonë e mbrojtur në kategorinë e parkut natyror, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, miratoi një Vendim për mbrojtjen e saj  të përkohshme. Mbrojtja e përkohshme e zonës do të zbatohet deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit i cili do të deklarojë Kënetën  Studençishko si një zonë të mbrojtur, e cila është faza përfundimtare e përgatitjes. Në ndërkohë, sipas Konventës Ramsar Këneta  Studençishko është shpallur një habitat uji me rëndësi ndërkombëtare.Sipas Vendimit për mbrojtje të përkohshme të Kënetës  Studençishko, për tërë kohën e mbrojtjes së përkohshme të zonës nuk do të zbatohen aktivitetet e PUN-it ekzistues të qytetit të Ohrit në pjesën e Komunitetit Urban – KU 17, blloku Urban –  BU 17.1, si dhe përgatitjen dhe miratimin e planeve urbanistike dhe projekteve urbane, projekteve urbane për rregullimin e katit përdhes, zbatimin e një procedure për përcaktimin e statusit ligjor të ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, zbatimin e një procedure për shndërrimin e përhershëm të tokës bujqësore  në tokë ndërtimore, asgjësimin e rrënojave dhe mbeturinave komunale, përdorimin e produkteve të mbrojtjes kimike dhe plehrave minerale për aktivitete bujqësore, dhënien e koncesineve të  reja ose rinovimin e koncesioneve ekzistuese në përputhje me rregulloret për koncesione dhe partneritetin publik-privat, rregulloret për tokën e ndërtimit, si dhe rregulloret në fushën e gjuetisë dhe peshkimit dhe zgjerimit ose ndërtimit të rrugëve të reja.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…