Nuredini: Mbështetja e vendeve të zhvilluara është e nevojshme për një tranzicion të drejtë të vendeve në zhvillim

Ministri Naser Nuredini drejtoi sesionin e parë të Takimit jo-formal të Ministrave të Mjedisit të BE-së në Lubjanë, kushtuar negociatave ndërkombëtare për klimën dhe rrugës për në COP26, duke prezantuar ambicien kombëtare në rritje për të ulur emetimet e gazeve serë në 51% deri në 2030 krahasuar me vitin 1991, dmth një ulje neto prej 82%.Nuredini theksoi nevojën për mbështetje nga vendet e zhvilluara për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomive më të vogla dhe vendeve të prekshme si e jona, veçanërisht në drejtim të arritjes së një tranzicioni të drejtë të energjisë, forcimit të kapacitetit njerëzor dhe ndërtimit të infrastrukturës. Në seancën e sotme të ministrave të mjedisit të BE, në të cilën ishin ftuar edhe vendet kandidate, ata diskutuan për ruajtjen e pozicionit udhëheqës të BE-së në veprimet klimatike dhe negociuan hapat e duhura për të mundësuar një konferencë të suksesshme të vendeve anëtare të Konventës Kornizë e ndryshimeve klimatike në Glasgow, si dhe funksionalizimi përfundimtar i Marrëveshjes së Parisit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…