Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, së bashku me kryetarin e komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, morën pjesë në fillimin e punëve ndërtimore për ndërtimin e kanalizimit fekal në vendbanimin Straçincë të komunës së Gazi Babës.
Fillimi i zbatimit të projektit për ndërtimin e kanalizimit fekal në vendbanimin Straçincë në komunën e Gazi Babës është në kuadër të përpjekjeve tona për të investuar në infrastrukturën e nevojshme. Projekti është në vlerë prej 21 milionë denarë, mjete të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – tha ministri Nuredini, duke shtuar se ndërtimi përfundimtar i kanalizimit fekal dhe vendosja e sistemit modern për largimin e ujërave të zeza që lëshohen nga amvisëritë, zgjidh problemin e më shumë se një mijë qytetarëve nga vendbanimi Straçincë, duke u mundësuar kushte më të mira jetese, si dhe mbrojtje dhe përmirësim të mjedisit jetësor në këtë pjesë të komunës.
Pas një kërkese të parashtruar nga komuna e Gazi Babës dhe mjeteve të siguruara financiare për një prokurim publik shumëvjeçar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për financimin e ndërtimit të kanalizimit fekal në vendbanimin Straçincë i është afruar realizimit të fazes së dytë të projektit për të cilin është lidhur marrëveshje me Shoqërinë për prodhim, tregti, ndërtim, transport dhe shërbime KOP INXHINIERI SHPKNJP import-eksport Shkup, si kontraktues i punimeve, me një periudhë zbatimi prej 12 muajsh. Mbikëqyrjen mbi ndërtimin e objektit në emër të Ministrisë do ta bëjë personi juridik Shoqëria për menaxhim të projekteve EOS E.E SHPK Shkup.
Ky është vetëm një nga projektet e shumta që MMJPH do të realizojë gjatë këtij viti, duke investuar mjete buxhetore që do të rrjedhin drejtëpërdrejt te qytetarët përmes projekteve reale dhe të nevojshme, në të gjitha komunat në vend.