Bekteshi takon ambasadoren Filippidou: Punohet për të rritur tregtinë dhe investimet në energjetikë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka takuar ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H.E. Sofia Filippidou.

Ministri i uroi suksese ambasadores Filipidou në kryerjen e detyrës së re, si dhe e falënderoi për mbështetjen nga Republika e Greqisë në proceset integruese evropiane të vendit tonë.

Në takim, ministri Bekteshi dhe ambasadorja Filippidu biseduan për investimet e përbashkëta të dy vendeve në energjetikë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, të cilat janë të një rëndësie të madhe për Maqedoninë e Veriut, por edhe për të gjithë rajonin.

Temë e bisedës ishte bashkëpunimi i mëparshëm ekonomiko-tregtar mes dy vendeve, i cili ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe ka arritur një nivel rekord në vitet e fundit, si dhe mundësia e thellimit të mëtejshëm të tij.

Ministri theksoi faktin se gjithësej tregtia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në vitin 2021 shënoi rritje prej 51%, ndërsa nga janari deri në shtator të vitit të kaluar tregtia shënoi rritje prej 94.3%, është dëshmi e forcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shtetet.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se ka shumë hapësirë për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e energjisë dhe investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…