Nuredini nga Likova: Me këto projekte përmirësojmë kushtet për jetesë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me kryetarin e Komunës së Likovës Erkan Arifi, të shoqëruar nga zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, deputetët е zonës Arber Ademi dhe Berat Ajdari, sot në prani të banorëve lokal, bënë përurimin e impjantit në filter stacionin për furnizim me ujë në Komunën e Likovës.Mjetet finansiare për këtë projekt në vlerë prej rreth 56 milionë denarë u siguruan nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.Nga buxheti aktual i MMJPH-së, vijon realizimi i projekteve kapitale për furnizimin me ujë në vlerë totale prej 68 milionë denarë.Ministri Nuredini theksoi se uji i pastër është nevojë themelore e çdo qytetari të vendit dhe se është e nevojshme të sigurohet kjo e drejtë themelore kushtetuese.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…