Nuredini: Përfundoi realizimi i masave të shpejta për sanimin e Rusinos

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ishte në një vizitë në terren në deponinë jo-standarde në Rusino, ku në progres është realizimi i masave të shpejta për sanimin e deponisë.Deri më tani, janë realizuar të gjitha punët përgatitore, është vendosur peshorja e makinave për matjen e sasisë së mbeturinave, në progres është ndërtimi i argjinaturave dhe krijimi i sistemit për menaxhimin e rrjedhave. Ka filluar edhe asfaltimi i rrugës deri në deponi dhe paralelisht po punohet në përgatitjen e dokumentacionit për një rrugë alternative deri në Rusino nga rruga Gostivar – Mavrovë.Në përputhje me planin dinamik, masat e shpejta pritet të përfundojnë plotësisht deri në fund të gushtit të këtij viti, pas së cilës do të fillojë faza e dytë e projektit dhe menaxhimi me Rusinon do t’i dorëzohet Ndërmarrjes së Përbashkët Rajonale Publike Rusino/ Pollog, e formuar nga të gjitha komunat e Rajonit planor të Pollogut.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…