Takimi i ministrit Besimi me Bertolinin dhe Hudolinin

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, u takua me Nicola Bertolini dhe Steffen Hudolin, që duhet t’a marrë detyrën e Shefit të Departamentit të Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, e falënderoi Bertolinin për angazhimin e deritanishëm dhe i uroi suksese Hudolinit për marrjen e funksionit të tij.Në takimin u diskutua për aktivitetet prioritare në fushën e menaxhimit të financave  publike, si dhe për statusin e zbatimit të projekteve aktuale të financuara nga fondet e BE -së. Ministri Besimi, theksoi se Ministria e Financave fillon me përgatitjet për Program të ri të reformave për menaxhimin e financave publike në periudhën e ardhshme duke filluar nga viti 2022.Në këtë mënyrë, vlerësimi i shpenzimeve publike dhe llogaridhënia financiare, për Bankën Botërore dhe FMN do të jetë bazë për përcaktimin e prioriteteve të ardhshme të reformave në menaxhimin e financave publike. Ky vlerësim u financua nga BE, SECO dhe BB.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…