Takim i ministrit Nuredini me Drejtoreshën për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Matuella 

Gjatë vizitës së sotme në Bruksel, ministri Nuredini zhvilloi takim me Drejtoreshën e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikës Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim të Komisionit Evropian, Michaela Matuella.   Në takim u diskutua për progresin në Kapitullin 27 – Mjedisi Jetësor dhe Klima.  Theks i veçantë u vu në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë evropian, ku ministri Nuredini informoi se gjatë vitit 2021 dhe 2022 në më shumë se 16 ligje që rregullojnë mbrojtjen e mjedisit jetësor ose është ndërhyrë me amendamente ose janë miratuar krejtësisht të reja. Në vazhdim janë proceset për miratimin e katër ligjeve të tjera: Ligji për Ujërat, Ligji për Emetimet Industriale, Ligji për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ligji për Veprimin Klimatik. Gjithashtu u bisedua edhe për statusin e realizimit të projekteve të financuara me instrumentet mbështetëse evropiane, si dhe për aktivitetet e ndërmarra për fillimin e Programit të ri IPA3.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…