Nuredini: Takimi koordinativ me kryetarët e Rajonit Planor të Pollogut 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot ka mbajtur takim koordinativ me kryetarët e komunave të rajonit planor të Pollogut.Sipas tij, planifikimi hapësinor është planifikim i së ardhmes dhe është tipar thelbësor i shoqërisë së qytetëruar dhe pasqyrim i urtësisë më të lartë. Në atë drejtim, rolin më të rëndësishëm e ka planifikimi hapësinor i realizuar përmes Planit Kombëtar Hapësinor, si dokumenti më i lartë strategjik planor. – Detyra jonë është të krijojmë një Plan Hapësinor modern, i cili do t’i plotësojë kushtet dhe nevojat moderne dhe i cili do të jetë një vizion se si e imagjinojmë të ardhmen e vendit tonë në planin afatgjatë. Në procesin e përgatitjes së Planit të ri Hapësinor, ne kemi përfshirë tetë rajonet planifikuese, zhvillimore në vend, të cilat na ofrojnë lidhje me të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale – tha ministri Nuredini. Secili prej rajoneve individuale të planifikimit karakterizohet nga potenciale dhe vlera të veçanta. – Shpallja e Parkut Kombëtar Mali Sharr, si një nga katër parqet kombëtare në vend, thekson rëndësinë e Rajonit të Pollogut dhe specifikat që ai posedon. Menaxhimi i duhur i këtyre burimeve, si dhe fakti që rajoni i Pollogut është ndër më të dendurit në vend, thekson rëndësinë e vendimmarrjes së planifikuar për zgjidhjen e problemeve aktuale, plotësimin e nevojave dhe aktiviteteve të ardhshme”, – shtoi ministri. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…