Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot ka hapur punëtorinë ku janë marrë rezultatet e aktiviteteve për identifikimin e pyjeve me vlera të larta natyrore dhe masat specifike për menaxhimin e dy pilot korridoreve ekologjike të përzgjedhura nga Rrjeti Kombëtar Ekologjik i Propozuar (MAK -NEN) . Këto dy aktivitete janë pjesë e projektit: “Arritja e Mbrojtjes së Biodiversitetit përmes Krijimit dhe Menaxhimit Efikas të Zonave të Mbrojtura dhe Integrimi i Biodiversitetit në Planifikimin e Përdorimit të Tokës (STAR 5)”, financuar nga Fondi Global Ekologjik (FGE), dhe zbatohet nëpërmjet Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Në fjalën e tij hyrëse, ministri Nuredini theksoi progresin e MMJPH në fushën e shpalljes së zonave të mbrojtura në RMV, duke shpjeguar se fuqia ekonomike e shteteve është shumë më e madhe nëse zonat e mbrojtura shfrytëzohen në mënyrë racionale dhe të qëndrueshme. – Me shpalljen e një pjese të maleve të Osogovës, Maleshevës dhe malit Vodno si zona të mbrojtura, si dhe me miratimin e Ligjit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për Park Kombëtar, në tre vitet e fundit përqindja e zonave të mbrojtura. në nivel kombëtar është rritur ndjeshëm dhe nga 8.9% në 13.9% të territorit të vendit. Këto arritje dhe aktivitete në kuadër të projektit STAR 5, kontribuojnë në avancimin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës dhe dokumenteve të zhvillimit strategjik si Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Plan Veprimi (2017-2027) dhe Strategjia Kombëtare për Biodiversitetin për periudhën nga 2018-2023, si dhe për zbatimin e direktivave të BE-së për habitatet dhe zogjtë – tha Nuredini. Aktivitetet që u prezantuan në puntorinë e sotme janë me qëllim që t’ju ndihmohet në autoritetet kombëtare të përmirësojnë lidhjen e menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe të korridorit të botën e gjallë duke përzgjedhur dy zona pilot, si dhe të ndihmojnë në sigurimin e mbrojtjes së biodiversitetit përmes identifikimit të habitateve kryesore pyjore me biodiversitet dhe zhvillimi i udhëzimeve për menaxhimin e pyjeve për dy zona të përzgjedhura. Në këtë rast mbajtën fjalim përshëndetës edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe përfaqësuesja e UNEP-it, Sonja Gebert.