Nuredini: U siguruan mjete për ndërtimin e kanalizimit fekal në Tearcë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se është shpallur procedura për dhënien e kontratës për furnizimin publik shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për ndërtimin e kanalizimit fekal në vendbanimin e Tearcës, komuna e Tearcës.   Vlera e parashikuar e projektit është 100 308 000,00 denarë dhe mjetet janë siguruar nga Buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2021-2023.   Në buxhetin e Ministrisë, për vitin 2021, janë siguruar mjete për investime kapitale për komunën e Gostivarit, Bogovinës, Tetovës, Dojranit dhe Dellçevës. Për komunën e Dojranit, në rrjedhë është përgatitja e publikimit të shpalljes, ndërsa për komunat e tjera procedurat do të publikohen pasi komunat të paraqesin dokumentacionin e plotë.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…