Takimi Bekteshi-Toman: Do të punojmë intensivisht me komisionin e përzier për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme u takua me Ambasadorin e Republikës Çeke,  Mirosllav Toman. Temë diskutimi në takim ishte vazhdimi i bashkëpunimit të suksesshëm midis dy vendeve, si dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri Bekteshi e informoi Ambasadorin për masat e ndërmarra nga Qeveria gjatë vitit të kaluar për të mbështetur ekonominë për përballimin e pasojave negative nga pandemia, si dhe aktivitetet e Qeverisë për procesin e vaksinimit të popullatës. Sipas statistikave, shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke në vitet e fundit ka vazhduar të rritet, ndërsa në vitin 2020 si rezultat i pandemike shkëmbimi mes dy vendeve u ul me 4%, me çka eksporti rritet për 11.7%, ndërsa importi ulet për 10.2%. Në takim u vlerësua se ekziston një fushë e gjerë e mundësive për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve, të cilat si tema diskutimi do të diskutohen më hollësisht në seancën e ardhshme të Komisionit të Përzier midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke. Ministri Bekteshi falënderoi Ambasadorin për përgjigjen pozitive nga pala Çeke që këtë vit të mbahet seanca e tretë e Komisionit të Pëzier midis dy vendeve në nivel të Zëvendës Ministrave. Ministri dhe Ambasadori ranë dakord se potencialet për bashkëpunim midis dy vendeve janë të mëdha dhe se në periudhën e ardhshme ata do të punojnë së bashku për të krijuar partneritete biznesi që do të nënkuptojnë një trend pozitiv të bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë së Veriore dhe Republikës Çeke.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…