Nuredini: Zhvillim i qëndrueshëm në të gjitha zonat e mbrojtura

Sot, nën kryesimin e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, është mbajtur mbledhja e pestë e Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, i formuar në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës. Në takim u shqyrtuan disa çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës në vendin tonë. Ndër të tjera, u diskutua edhe për statusin e rekomandimeve nga Konventa e Bernës për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për hartimin e Studimit të Trashëgimisë Natyrore për nevojat e Planit të ri Hapësinor të shtetit, u prezantua projekti aktual IPA II: “Gjithashtu u diskutua për përmirësimin e kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me kërkesën e Shoqatës së qytetarëve të tanguar të patundshmërive në Berovë lidhur me zonën e mbrojtur Malet e Maleshevës”. Si prioritet për menaxhimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore të kësaj zone të mbrojtur janë konsideruar edhe mundësitë për intensifikimin e aktiviteteve për përgatitjen e rishikimit të studimit të valorizimit të PK Mavrovë. Në takim u hap një diskutim për ndryhimet në aktin për mbrojtjen e natyrës në pjesën e procedurave të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimit të Ndikimit Strategjik.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…