Osmani – Albares nga Mynihu: Spanja mbështet perspektivën e qartë evropiane të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Mynihut për Siguri, pati takim bilateral me homologun e tij, Ministrin për Punë të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares. Ministrat diskutuan rreth perspektivave evropiane të vendit, zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe bilateral dhe forumet multilaterale të veprimit të përbashkët, veçanërisht rreth bashkëpunimit në kuadër të OSBE-së, me fokus në presidencën e Maqedonisë së Veriut me këtë organizatë në vitin 2023. Osmani e informoi Albaresin për procesin e hapur të ndërtimit të besimit me Republikën e Bullgarisë, i cili po zhvillohet në frymë pozitive dhe nga i cili pritet një formulë e arsyeshme evropiane që do ta zhbllokojë fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dy ministrat shkëmbyen mendime mbi situatën në pjesën lindore të Ukrainës, duke shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës së sigurisë. Njëherit theksuan mbështetjen e qartë për sovranitetin, integritetin territorial dhe pacenueshmërinë e kufijve të Ukrainës dhe bënë thirrje për deeskalimin e menjëhershëm të situatës. Konkluduam se është e rëndësishme në sferën euroatlantike edhe qasja e koordinuar e NATO-s dhe BE-së, e cila bazohet në vlera të barabarta dhe përkushtim të barabartë për paqen dhe sigurinë globale. Ministrat u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të vazhdueshëm mbi temat me rëndësi të përbashkët.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…