Bekteshi: Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm me Republikën e Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e turizmit ndërmjet dy vendeve tona

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është ratifikuar Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës e nënshkruar në Shkup, më 16 shtator 2021. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes profilit të tij në fejsbuk ka njoftuar se kjo Marrëveshja do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e turizmit ndërmjet dy vendeve. “Dy vendet tona do të ndërrmarin të gjitha masat e nevojshme për promovimin dhe inkurajimin e zhvillimit të marrëdhënieve të turizmit, lehtësimin e qarkullimit turistik me përkrahjen e agjencive turistike si dhe strukturave dhe organizatave tjera që janë duke zhvilluar aktivitete në fushën e turizmit” ka shkruar ministri Bekteshi. Gjithashtu, përmes kësaj Marrëveshje do të krijohen kushte të favorshme për investime në fushën e turizmit, si dhe mundësi për shkëmbimin e përvojave në fushën e trajnimit profesional të personelit të industrisë së turizmit të vendeve tjera. Me ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm do të inkurajohet edhe realizimi i objektivave të të dyja vendeve, njëherit do të mbështesin njëra tjetrën në integrimet rajonale turistike. Kjo Marrëveshje që u ratifikua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, do të jetë e vlefshme për një periudhë pesë vjeçare.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…